Duke folur për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias thotë se do të jepet drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por në mes të vitit 2019.
Ai zbulon edhe përplasjet që ndodhin mes vendeve evropiane për këtë proces.
“Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin, procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Evropën Juglindore.
Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE. E di që disa vende frikësohen nga populizmi , po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas. Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën”, tha Kotzias.
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte