Një pjesë e lagjes së Unazës së Re dhe zonës së Astirit ka mbetur pa drita këto orë të fundit të 2019.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) e ka dhënë vetë lajmin, duke shpjeguar se një subjekt teksa kryente punime publike ka dëmtuar një fider.
“Dëmtohet rrjeti 20kV, pa drita
Unaza dhe Astiri. Nje pjese e Unazes se Re dhe Astirit eshte aktualisht pa energji elektrike si pasoje e demtimit te fiderit 20kV nga nje subjekt po kryente pune publike.
Fideri 335 i Nst Selitë, u demtua gjate punimeve per rahabilitimin e zones (asfaltim), pranë rruges “Mikel Maruli”.
Brigadat e OSHEE ndodhen ne terren per riparimin e linjes,”- shkruhet në njoftimin e OSHEE./Express
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...