Një milion e 800 mijë vaksinime anticovid në Shqipëri

22:11 | 11 Tetor 2021

Me apelin “Vaksinohu!” drejtuar gjithë qytetarëve, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se tashmë në vend janë kryer 1 milion e 800 mijë vaksinime.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antikovid.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur aksionin e vaksinimit në çdo komunitet ndërsa apelohet për bashkëpunimin e të gjithë strukturave vendore për intensifikimin më tej të vaksinimit antiCOVID.

Prej ditës së hënë nisi java e vaksinimit të studentëve (11-17 tetor) dhe vaksinimi do të kryhet në fakultetin ku studion, strukturat shëndetësore me dekanatet dhe rektoratet kanë përpiluar dhe miratuar kalendarin e vaksinimit antikovid.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antikovid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara