Një 64-vjeçar ka humbur jetën paraditen e të premtes në aksin rrugor Bajram Curri- Fierzë, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip BMW me drejtues N. M nga Bajram Curri është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues F. D., nga fshati Dushaj.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen M.D., 64 vjeç, pasagjer, vëllai i drejtuesit të mjetit tip Benz, si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” F.D., rreth 53 vjeç, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç.
Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Top Channel
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...