Një grua e moshës 52-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut në kryeqytet.
Policia bën me dije se graja është gjetur pa ndjenja në tarrecën e banesës së saj. Nga informacionet paraprake dyshohet se 52-vjeçarja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al/
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...