Fshati Gjorm në Vlorë kaloi një natë të trazuar.
Pas vrasjes se një të riu ne lokalin e fshatit dhe vetëvrasjes së autorit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan atje për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit mes dy familjeve.
Në lokalin e fshatit nisi grindja që përfundoi me dy të vdekur. Artjon Shenaj është ftuar nga viktima Mariglen Memaj që të ulet në tryezën ku ai dhe një grup të rinjsh po pinin rreth sobës. 33-vjeçari Shenaj nuk ka pranuar që të ulej në të njëjtën tavolinë, duke qëndruar pak çaste në lokal dhe ka dalë duke shkuar në banesën e tij nga ku është kthyer me pistoletë në dorë.
Ia ka drejtuar 35-vjecarit Mariglen Memaj. U ka kërkuar të tjerëve të largohen dhe e ka qëlluar 7 herë. Pak minuta më vonë dhe 100 m larg lokalit, te shtëpia e xhaxhait të tij, Shenaj kreu vetëvrasje.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen. Ka marrë në pyetje të afërm dhe miqtë e të dy personave, ndërsa po heton për aktivitetin e tyre jashte vendit, pasi që të dy të rinjë prej vitesh jetonin jashtë Shqipërisë./TCH
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...