Pas miratimit në Kuvend të nismës së qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit më 1 janar 2019, kryeministri Rama ka njoftuar nismën e tij të re, kontrolli i tregtimit të alkoolit.
Në statusin e tij në “Twitter”, Rama shkruan se do të ndalojë tregtimin e alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit.
“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave”,shkruan Rama, transmeton top channel.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë