Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani uroi të hënën Presidentin e zgjedhur të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e zgjedhjes në postin e lartë.
“Jam i bindur, thuhet në mesazh, se falë eksperiencës suaj të gjatë e shumëdimensionale, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj presidencial”.
Ju siguroj se shqiptarët janë shumë mirënjohës për ndihmën e madhe që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë, veçanërisht për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike pas ndryshimeve demokratike, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.
Me tej ne mesazh, Presidenti Nishani shpreh besimin se, “pavarësisht angazhimeve dhe sfidave të mëdha që keni përpara, vëmendja dhe mbështetja juaj ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, në procesin e integrimit evropian, do të vijojë të jetë shumë domethënëse. Me dëshirën për t’ju takuar në një kohë sa më të afërt, ju siguroj për dëshirën dhe vullnetin tim për të bashkëpunuar ngushtë me ju, si në funksion të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe ashtu edhe për ato rajonale”, shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë