Në darkën e shtruar për Fiter Bajramin, kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka uruar që ky Bajram të pakësojë grindjet dhe sherret, ndërsa e cilësoi të nevojshme këtë rrugë të përsosjes në rrugën e Zotit sidomos sot kur shumë njerëz e keqpërdorin fenë duke vrarë të pafajshëm.
“Ditët e Ramazanit na dhanë mësimin madhështor se po aq i madh sa është tundimi i mëkatit, aq i madh është edhe kujdesi i zotit për të na mbajtur larg atij tundimi. Sakrifica e ditëve të kaluara nuk ishte Ramazani i fundit, as ky i fundit Bajram. Çka po përjetojmë është një rrugëtim i përsosjes në rrugën e zotit”.
Përsosja sipas Nishanit është e domosdoshme, “Sidomos sot kur njerëz të të njëjtit besim, që zbatojnë të njëjta rite dhe festa bëjnë kasaphana të përgjakshme edhe brenda të njëjtit besim. Njeriu që sakrifikon për përsosje shpirtërore është i pamposhtur”.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...