Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi një vizitë në Arabinë Saudite, me ftesë të Mbretit Selman bin Abdualziz Al-Saud.
Nishani u takua me anëtarë të familjes mbretërore saudite, si dhe vizitoi dy Xhamitë e Shenjta, në Mekë dhe në Medinë, Kujdestar i të cilave është Mbreti Selman.
Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për ndihmën që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve ndër vite, si dhe duke vlerësuar nivelin shumë të mirë e miqësor të bashkëpunimit mes dy vendeve, theksoi nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, krahas atij politik./TCH
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026