Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuqiç, ka thënë se dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe boshnjakët, sepse vetëm ashtu Ballkani do të integrohej më shpejtë në Bashkimin Europian.
“Mendoj se qëllimi ynë kryesor është që të bëjmë gjithçka që mundemi për tu afruar sa më shumë drejt anëtarësimit në BE. Nuk jam këtu për tu ankuar , por duhet të them se duhet të punojmë më shumë për veten tonë. Jam krenar të them se dëshirojmë marrëdhënie më të mira me shqiptarët dhe boshnjakët”, ka deklaruar Vuçiq.
Vuqiç gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd, po ashtu është shprehur se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë bashkë, do të mund të kishin ekonomi më të zhvilluara.
“Nëse bashkëpunojmë do të kemi zhvillim të mirë ekonomik. Nëse i bëjmë gjërat bashkë dhe kemi lidhje më të mira politike në të ardhmen, nuk do të kemi probleme për tu afruar me unionin”, ka thënë kryeministri serb.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...