Pas vrasjes që tronditi opinionin publik, këtë të hënë siç është paralajmëruar, ka nisur protesta për 14-vjeçarin, Martin Canin në Tiranë.
Shumë qytetarë janë mbledhur jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit.
“Skandalet vinë e ikin, karrigia mbetet”, “Në këtë vend karrigia ka jetëgjatësi më të madhe se çdo skandal”, “Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karriges”, janë këto disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar, raporton TCH.
14-vjeçari humbi jetën një javë më parë, pasi u godit katër herë më thikë. Kujtojmë se javën e kaluar u mbajt një tubim, ku morën pjesë shumë qytetarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.
Ndaj autorit të dyshuar, Mario Perlleshit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...