Liqeni artificial i Pukës, si pasojë e temperaturave të ulëta prej ditësh, ka ngrirë dhe shtresa e akullit shkon më shumë se 3 cm.
Kjo dukuri është hera e parë që ndodh në qytetin e Pukës dhe ka zgjuar interesin e banorëve, më shumë të fëmijëve, të cilët tentojnë ta përdorin për argëtim sipërfaqen e liqenit pranë shëtitores.
Gjon Gjonaj, kryetar i Bashkisë Pukë, thotë se ngrirja e liqenit është hera e parë që ndodh, por u bën apel prindërve për të pasur kujdes kur lëvizin në shëtitore pranë liqenit me fëmijët e tyre, e sidomos kërkon një kujdes të shtuar për këta të fundit./tch
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...