Zgjedhjet e qershorit po trokasin dhe dy partitë e mëdha janë në kërkim të aleancave sa më të gjera. Por ku të jetë LSI në këto zgjedhje? A do të vazhdojë koalicionin me PS, do të dalë e vetme apo do të lëvizë në krahun tjetër?
Në lidhje me këtë, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi dhe avokati i njohur, Spartak Ngjela dha një mendim në Top Story-n e kësaj të enjte. Ai përjashton mundësinë që PS dhe LSI të dalin bashkë në koalicion në qershor.
“LSI nuk ka asnjë mundësi që të bëjë koalicion me PS. Shenjat janë që nuk mund të ketë më koalicion. Nuk besoj që të kemi një koalicion PS-LSI”, thotë ai.
Avokati mendon se PDIU krijoi një ekuilibër të ri brenda aleancës.
“Nuk lejoi që të krijohej krizë brenda mazhorancës. Ka ndihmuar në shumë probleme. I hoqi forcën politike Metës, që i ra në funksion të reformës në drejtësi”, deklaroi Ngjela.
Sipas Ngjelës, nga largimi i LSI-së, PS dhe koalicioni do të rritej me të paktën 7 përqind në krahasim me 2013-n.
“Jam i bindur që minimumi që PS dhe koalicioni në 2013 ka humbur rreth 7 përqind ngaqë ka afruar Metën”, u shpreh ai.
Ngjela tha se në këto zgjedhje Kryeministri Rama do të përballet me shumë kundërshtarë, edhe brenda mazhorancës.
“Nuk është vetëm opozita kundërshtare e tij. Ka edhe kundërshtarë të tjerë”, deklaroi ai./tch/Arbresh.info
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...