Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në zonën e Belshit në Shqipëri, ku një grua e moshuar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçarja Emine Agolli, nga fshati Çërragë në qarkun e Elbasanit, është plagosur rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të qenit në pronësi të fqinjëve. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, duke sjellë humbjen e jetës, raporton Euronews.al.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren masa ndaj personit përgjegjës për mbajtjen e kafshës.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...