Edhe Tirana e mbylli pasditen e sotme numërimin e votave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas të dhënave të KQZ, në listën e PS kandidati më i votuar është Fatmir Xhafaj dhe pas tij Ornaldo Rakipi.
Të dy ishin të listuar jashtë vendeve të sigurta por arritën të thyejnë herësin për të qenë deputetë të Kuvendit të ri të Shqipërisë.
Hyrja e tyre nxori nga lista Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin.
Ndërkohë e treta për numrin më të lartë të votave në Tiranë, renditet ministrja Belinda Balluku.
Sa i takon kampit blu, më i votuari është kryetari i partisë Lulzim Basha. Pas tij renditen Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi.
Nga kandidatët e PD në Tiranë nuk arriti asnjë të thyente herësin.
Sa i takon LSI, kandidati më i votuar është Përparim Spahiu, pasi tij vjen Kryemadhi dhe Kërpaçi.
Nga PSD më i votuar është kryetari saj Tom Doshi, i cili ka hequr dorë nga mandati.
PS ka 18 mandate në Tiranë, PD 15, 2 LSI dhe 1 PSD.

Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...