Duke nisur nga dita e hënë do të hapen baret dhe restorantet në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën në mes të muajit mars, pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Ndonëse këto aktivitete do të hapen nesër, ato do të vijojnë punën me rregulla të forta, ku sipas mjekut infeksionist, Tritan Kalo, baza është distancimi social.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’, Kalo tha se nëse respektohen masat, atëherë do të dalin shumë shpejt nga kjo situatë.
“Mesa di unë, fillimisht do të hapen mjediset e jashtme dhe më pas të brendshme. Rreziku në këto mjedise është asi në rrugë. Nëse nuk respektohet fjala distancim, s’ka kuptim. Duhet të mundohemi ta zbatojmë këtë distancë.
Ndërsa kërkohet të zbatohet në rrugë, edhe në lokale do të zbatohet. Nëse diçka e tillë respektohet, dhe s’do të ketë shkelje të kritereve, do jetë e shpejtë dita kur njerëzit të kalojnë tek tradita, që të mblidhemi me shoqërinë, në lokale e restorante dhe brenda. Do të jemi bashkë, por edhe larg njëkohësisht.”, tha mjeku.
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...