Të hënën Shqipëria do të mësojë sa do të jetë ndihma financiare nga vendet pjesëmarrëse në konferencën e donatorëve në Bruksel, e thirrur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas tërmetit shkatërrimtar qe u mori jeten 52 personave dhe la pas dëme të shumta në Durrës, Lezhë dhe Tirane.
Apelit të Shqipërisë për mbështetje i janë përgjigjur vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Ballkani Perëndimor, organizma ndërkombëtare financiarë, Banka Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shumë shtete të tjera.
Disa nga vendet anëtare të BE-së e kanë bërë publike fondin që ato do të japin në ndihmë të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti. Ministri i jashtëm i Holandës njoftoi se qeveria e vendit te tij do të dhurojë 3 milionë euro ndërsa Kroacia 1 milionë euro.
Shuma përfundimtare pritet të zbulohet pasditen e të hënës. Mirëseardhjen në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve, nën titullin “Bashkë për Shqipërinë” do ta bëjë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen. Më pas kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit europian Charles Michel do të mbajnë një deklaratë.
Pas shfaqjes së materialeve video që tregojnë dëmet që la pas lëkundja e forte sizmike e 26 Nëntorit, do të prezantohet i gjithë procesi i përllogaritjes së dëmeve që kap shifrën e thuajse e 1 miliardë eurove.
Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi do të japë konkluzionet e konferencës dhe në mbyllje do të ketë një deklaratë për mediat me prezencën e kreut të qeverisë. Edi Rama më herët është deklaruar se nga Konferenca e Donatorëve nuk pret një mbështetje 100 për qind, por një ndihmë të pjesshme për të përballuar financiarisht planin e rindërtimit.
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...