Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në maternitetin “Koço Gliozheni”, siç edhe njihet me emrin “materniteti i ri”, ku një foshnje ka vdekur sapo ka lindur.
Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime pranë policisë që kanë hetuar këtë ngjarje dhe kanë marrë nën hetim edhe një mjeke të maternitetit.
Policia tha se ka çuar dosjen në prokurori për mjeken gjinekologe me inicialet M. R., sepse në orën 19:00, në maternitetin “Koço Glozheni”, gjatë lindjes së M. M., ka vdekur foshnja e gjinisë femër.
Pas denoncimit si provë materiale është sekuestruar kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së foshnjes.
Ky është rasti i parë i një ngjarje të tillë të rëndë për 2017, ndërsa disa muaj më parë në këtë maternitet vdiq një nënë e re së bashku me foshnjen e saj.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit