Në ditën që shënoi 5-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, mungojnë aktivitetet përkujtuese nga zyrtarët shtetërorë. Figura e dytë më e rëndësishme në Shqipëri pas Gjergj Kastriot Skënderbeut, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në ditën e shenjtërimit të saj u kujtua vetëm në rrjetet sociale, pasi askush nuk denjoi të bënte një ceremoni modeste për Shenjtoren shqiptare. Për një emër të madh si Nënë Tereza aktivitetet nuk duhet të mungonin, thonë qytetarët.
Nëna “e harruar” Terezë. Është kjo fjalia që të shkon në mendje kur vëren se në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, mungojnë aktivitetet përkujtuese nga institucionet shtetërore.
Qytetarët: Duhet të kishte aktivitete, Nënë Tereza është emër i madh.
5 Shtatori, dita e shenjtërimit të “Nënë Terezës”, simbolit të vlerave të larta njerëzore, dhembshurisë e shpirtmadhësisë është përkujtuar nga bashkia Tiranë vetëm me vendosjen e këtyre flamujve në shesh dhe me këto dy buqeta lulesh”.
Figura e dytë më e rëndësishme në Shqipëri pas Gjergj Kastriot Skënderbeut, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në ditën e shenjtërimit të saj u kujtua nga krerët më të lartë të shtetit vetëm me anë të statuseve në Facebook.
Në 5-vjetorin e shenjtërimit nuk pati asnjë aktivitet përkujtues, vetëm një ekspozitë, ku e pranishme ishte Sekretarja e Partisë Socialiste, Romina Kuko.
Për një emër të madh si Nënë Tereza aktivitetet nuk duhet të mungonin thonë qytetarët.
Për popullin shqiptarë Nënë Tereza kujtohet si figurë unike humaniste që kërkoi paqe atje ku kishte luftë, dhe dashuri aty ku kishte urrejtje.
Të huajit janë ata të cilët nuk ngurojnë të bëjnë foto pafund në pllakën përkujtimore të shenjtores. Ata flasin plot emocion e me pozitivitet për figurën e saj.
Më pas grupi xhirimit të Ora News, pas intervistave me qytetarët u vendos tek shtëpia e familjes së “Nënë Terezës”.
Këtu ka jetuar familja e Nënë Terezës. Piktura të thjeshta dhe shprehje të thjeshta ashtu siç ishte dhe ajo vetë, ndërsa rrugica duket sikur rrjedh në një lum ku dominon e kaltra dhe e bardha, ngjyrat e veshjes së saj.
Në ditën e shenjtërimit të saj Nënë Tereza është përkujtuar nga Selia e Shenjtë në Vatikan, ku Papa Francesku mbajti një meshë për shenjtoren shqiptare./oranews/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...