Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët në Fier, i ka kërkuar sot gjykatës lehtësim të masës arrest me burg.
Këtë të shtunë, në Tiranë vijon seanca gjyqësore ndaj Bllakos.
Irena Gjoka, që do të vlerësojë masën e arrestit me burg, ndërkohë që mësohet se ish-deputeti ka kërkuar lehtësim të masës të sigurisë.
Ndaj ish deputetit Alqi Bllako, Prokuroria ka ngritur akuza për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, shkruan tch.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.
Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...