Gazetarja Erisa Zyka shprehet kushtet e Gjermanisë janë të qarta: pa u plotësuar 9 kushtet, negociatat nuk do të hapen. Duke folur në Abc News nga Brukseli, ku e ftuar ishte edhe deputetja e PS, Mirela Kumbaro ajo shtoi se Shkupi është disa hapa para Tiranës.
“Unë bazohem te teksti i Bundestagut nëse nuk i pëlqen zonjës Kumbaro nuk është interpetimim. Teksti i Bundestagut përmban 9 kushte. Për fazën e parë ka dy kushte gjykata kushtetuese dhe e lartë të jenë funksionale dhe reforma zgjedhore. Hapja zyrtare e negociatave do të ndodhë po të plotësohen këto dy kushte dhe mbledhja ndërqeveritare ndodh pas plotësimit të 7 kushteve”, deklaroi ajo, duke shtuar:
“Për Maqedoninë e Shqipërinë ka ndryshim thelbësor. Për Shqipërinë është përpara se të hapen negociata, për Maqedoninë jepet drita jeshile dhe pastaj korniza negociuese. ka ndryshim thelbësor, nuk kuptoj pse duhet mohuar. Kjo shpresoj zonja Kumbaro që të kemi lexuar të njëjtin tekst”, pohoi Zykaj.
Qëndrimet e saj u kundërshtuan nga Kumbaro, që u shpreh se “data 18 tetor do jetë data për marrjen e vendimit për çeljen e negociatave. Referuar njoftimit nga Deutche Ëelle thuhet që është dhënë OK nga deputetë gjermanë për të hapur negociata me Shqipërinë ashtu sikurse janë dhënë dy kushte që duhen zbatuar deri në komferëncën e aprë të antarësimit dhe të tjerat në konferencëne dytë të antëarësimit”.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates