Në “sitën” e vetting-ut do të kalojë sot prokurori Adnand Xholi, i cili ka konfiskuar sipas ligjit antimafia pronat e Aldo Bares.
Xholi është gjithashtu prokurori që hetoi vite më parë për grup kriminal dhe trafik droge Emiliano Shullazin dhe kërkoi 18 vite burg për të.
Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar raportin për vlerësimin e pasurive, ku thotë se deklarimi është i saktë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë. Xholi ka një apartament 107 metra katrorë të marrë me kredi, autoveturë me vlerë 4 mijë euro, kursime familjare prej 200 mijë lekësh dhe tokë bujqësore e bashkëshortes në Lushnje.
Nga hetimi u vërejt se për apartamentin të marrë me kredi, gjendja e mbetur për t’u paguar është rreth 3.3 milionë lekë.
Në lidhje me figurën, DSIK ka dorëzuar një raport ku konstatohet përshtatshmëri./Top Channel
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...