Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistet për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Hani i Hotit, me qëllim trafikimin e saj, drejt Malit të Zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grizhë”.
Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.
Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe tre aparate celulare.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit); J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer); E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).
Në njoftim thuhet se vazhdon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...