Banorët e zonave malore të veriut të Shqipërisë, kryesisht pranë Alpeve, mburren me frutat e egra të pyllit që janë një prodhim bio, si bornonicat, manaferrat dhe kërpudhat, të cilat i mbledhin dhe i shesin më pas.
Por mesa duket, prej sot ata nuk do të kenë më mundësi të nxjerrin jetesën me këto fruta që u jep toka e tyre, pasi bashkia e Fushë-Arrësit ka vendosur t’i nxjerrë këto toka në ankand për kompantë private.
Open Data Albania ka publikuar së fundmi çuditë e prokurimeve të fundit që ka bërë bashkia në fjalë, pikërisht gjatë muajit qershor të fushatës zgjedhore.
Këto ankande synojnë shfrytëziimin e pyjeve dhe territoreve publike nga firmat private, ku ka disa ankande për shfrytëzimin e lëndës drusore dhe ç’është më e habitshmja edhe për manaferrat që janë një prodhim tërësisht i natyrës, boronicat e kërpudhat.
Në listën e ankandeve të publikuara, disa prej tyre janë “anuluar”, por nuk dihet se cila ka qenë arsyeja.
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...