Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 38 mijë e 400 dozat e vaksinës nga AstraZeneca. Kryeministri Edi Rama ishte edhe këtë herë në Rinas për t’i pritur.
Kreu i qeverisë shoqërohej gjithashtu edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili po ashtu është i angazhuar në çështjen e vaksinimit.
Manastirliu u shpreh se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve në shkolla. Gjithashtu ministrja tha se janë në pritje për të tjera doza në ditët në vijim.

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente