Në takim me të rinjtë në Elbasan, kreu i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të rinjve të Elbasanit, që më 11 Maj në kutinë e votimit të hedhën votën për PS. Nëse për socialistët votën për PS, Rama e cilësoi si një “burokraci” apo për dëshirë, për gjithë të tjerët si një nevojë të domosdoshme.
“Futja në BE na bën që të kemi një buxhet shtesë, të gjitha do të katërfishohen pasi BE do të na japë çdo vit një buxhet ekstra. Kemi marrë 90% dhe 10% grand, në momentin që bëhemi anëtarë të BE marrim më shumë se 1 miliard 90% grand dhe vetëm 10% kredi. Me futjen në BE më shumë se 300 mijë euro fonde do të merren vetëm për bujqësinë. Prandaj duhet ta çosh votën pikërisht aty… në mes të fletës është 5-a. Nëse për socialistët vota për PS është burokraci për gjithë të tjerat vota për PS është interes dhe e kundërta, vota e hedhur në kënetë është budallallëk, është votë e hedhur kundër fëmijëve të tu”, tha Rama./abcnews.al
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik