Ekstradohet nga Abu Dhabi Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.
Malko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi gjykata e Torinos ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” në prill të këtij viti për veprën penale
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.
Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
A. M, alias E. M, alias E. F.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet./abcnews/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit