Muaji janar i këtij viti shënoi një rritje prej më shumë se 28% të vizitorëve në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës.
Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik, Krujë, Mehdi Hafizi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “gjatë janarit 3994 vizitorë vizituan Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë”.
“Në total numri i vizitorëve në Qendrën Muzeore Krujë (Muzeu Gjergj Kastrioti dhe Muzeu Etnografik Krujë) arriti në shifrën 4519 vizitorë”, tha Hafizi.
Sipas tij, numrin më të lartë të turistëve të huaj gjatë muajit janar 2025 e përbëjnë vizitorët nga Kina.
Një turiste nga Kina shprehet se “ne vijmë nga Kina dhe jemi 20 turistë. Ne qëndruam në Shqipëri dy ditë, ditën e parë vizituam kalanë e Rozafës dhe sheshin Skënderbej. Sot po vizitojmë këtë kala në Krujë. Jemi shumë të mahnitur me pamjen, kalanë me gjithçka dhe veçanërisht me historinë. Historia ishte shumë frymëzuese, inkurajuar nga Skënderbeu, i cili mori shumë fitore. Është një vend shumë i bukur për t’u vizituar”.
Kalaja e Krujës e ndërtuar në shekujt V-VI, së bashku me Muzeun Kombëtar që ndodhet brenda saj, përfaqëson një nga monumentet arkitekturore më të çmuara në Shqipëri.
Muzeu përkujton jetën dhe luftërat e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ndërsa Pazari karakteristik i Krujës është ndër më të njohurit në vend, me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale./atsh
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...