Tërmeti i 26 nëntorit, bvëri që qindra njerëz të ngelen në qiell të hapur. E situata është bërë edhe më e vështirë tashmë që ka filluar i ftohti dhe reshjet e shiut.
Kjo familje me 4 anëtarë në Murqinë të Krujës jeton në çadër. Nëna me dy vajza të mitura bën apel për ndihmë, pasi ka edhe fëmijën sëmurë, për shkak të të ftohtit dhe lagështirës.
Katër anëtarët e familjes Vathi në fshatin Murqinë të Krujës, pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti janë strehuar në këtë çadër, ku balta dhe reshjet e shiut e bëjnë jetesën më të vështirë
E zonja e shtëpisë Dila tregon për ABC News se jetesa në çadër është shumë e vështirë pasi njëra nga vajzat është e sëmurë, ndaj i bëjnë apel shtetit për ndihmë.
Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rreth 10 banesa në fshatin Murqinë të Krujës, zonë e cila vuan shpesh edhe pasojat e përmbytjes. Sipas banorëve grupet e verifikimit kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por deri më tani asnjë ndihmë nuk u është ofruar.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...