Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se takimi nga Kreu i Shtetit është kërkuar për në orën 11:00.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.
Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.
Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike ...
Policia e Kosovës shpallë në kërkim katër persona për veprën...
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...