Ndalohet me urdhër të prokurorisë biznesmeni i fuqishëm në Tiranë dhe dy shtetas të tjerë.
Mësohet se është arrestuar Dritan Llanaj, pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”dhe shtetasit Kadri Pazari e Arben Caci.
Ndalimi i këtyre personave është bërë pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat për 25 mijë metër katror tokë në Laprakë.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke në Laprakë që është pronë e spitalit të Traumës.
Kujtojmë që Dritan Llanaj nuk është një emer i panjohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.
Biznesmeni Llanaj është arrestuar edhe më herët nga policia pasi mbi të rëndonin tre akuza: Ndërtim i paligjishëm (zona e Unazës së Re), falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda.
Por vetëm pak ditë pas arrestimit Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë në tetor të 2018 duke i ndryshuar masën në “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë sot është arrestuar sërish me akuzën e falsifikimit të dokumentave./Express/
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...