NATO ka publikuar një dokumentar të veçantë kushtuar stërvitjes në vendin tonë të Forcave Operacionale Speciale nga 7shtete aleate të NATO-s e quajtur “Ballkani i fortë 2023”. Kjo stërvitje u realizua sipas zyrtarëve të aleancës në kushtet kur kërcënimet e Rusisë ndaj rajonit tonë janë rritur dhe po ashtu në prag të turit ballkanik të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Në këtë stërvitje u përfshinë Forcat e Operacioneve Speciale nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Bosnja dhe Hercegovina mori pjesë në këtë stërvitje shumëkombëshe si shtet vëzhgues dhe partner i NATO-s.
“Grupet speciale kanë qenë të integruara me njëra-tjetrën, pra grupi ka qenë miks nga shtete të ndryshme. Kemi parë veprime speciale si hedhje me parashutë, free fall, goditje objekti, shkatërrime dyersh dhe veprime të tjera si kundër një mjeti apo veprime taktike speciale, individuale dhe kolektive.”
Forcat ushtarake u stërvitën në bazë të skenarëve kompleksë si hedhjet nga helikopterët me parashutë, gjuajtja me snajper dhe evakuimi i ndërtesave të zaptuara.
“Kjo është një stërvitje e rëndësishme edhe në perspektivën e NATO-s sepse bashkon këto shtete për të zhvilluar një forcë speciale dhe sëbashku rrisin mundësinë e tyre për të operuar në misione të ndryshme.”
Qëllimi i stërvitjes ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes njësive të ndryshme ushtarake të këtyre 7 shteteve aleate në lidhje me sfidat e sotme të sigurisë./tvklan.al
Videon mund ta shikoni këtu.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...