Ky zjarr është ndezur nga disa familje rome në Lezhë pasi u nxorën jashtë nga palestra e gjimnazit ku ishin strehuar nga Bashkia që prej tërmetit të 26 nentorit. Janë 40 banorë, shumica prej të cilëve fëmijë, që sonte do të flenë përjashta.
Pasdite, shërbimi social i Bashkisë urdhëroi policinë bashkiakë për nxjerrjen e menjëhershme të tyre nga palestra. Kjo ka qenë e papritur për këta banorë që nuk kanë mundur ende të sigurojnë një shtëpi me qira, pasi bonusi është i pamjaftueshëm pasi qiratë janë të larta. Ata thonë se duhet tu jepnin afat dhe të prisnin ndërtimin e disa banesave që po realizohen pikërisht për ta.
Tashmë nuk e dinë se ku do të shkojnë dhe se ky veprim i bashkisë sipas tyre është i pajustifikueshëm. Këto familje rome dhe egjyptiane u zhvendosën në palestër pasi pallati i tyre nr 88 në lagjen Iliria të qytetit të Lezhës ishte i pabanueshëm.
Sakaq ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu i cili përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se familjet trajtohen me bonus qeraje që nga dhjetori dhe nuk mund të lejohen të mbajnë të zëna ambientet e shkollës për sa kohë ata kanë tërhequr edhe bonusin.
Sipas Ndreut bashkia përveç bonusit të qerasë i ka trajtuar këto familje edhe me ushqime ndaj vendimi për të dalë prej palestrës së shkollës është i pakthyeshëm.
“Lidhur me disa prononcime te disa banoreve qe jane strehuar tek palestra e shkolles se mesme “Hydajet Lezha”, ekzaltimit te ca demokratuceve te vrerosur qe ju ka dale gjumi dhe vemendjes se shtuar te mediave lokale ju bej me dije se :
– Familjet ne fjale trajtohen me bonus qeraje qe nga dhjetori dhe nuk mund te mbajne te zene me ambjentet e shkolles per sa kohe kane terheqe bonusin.
-Nga ana e bashkise pervec bonusit te qerase dhe trajtimit ushqimore ekstra qe ju ka bere ketyre banoreve deri para nje jave, u jane siguru tashme fondet per rindertimin e banesave dhe jemi me fazen e fundit te konkretizimit.
-Sic shihet jemi kujdese me shume se per cdo grup tjeter te demtuar nga termeti dhe kemi ezauruar pertej mundesve mbeshtetjen ndaj tyre .
Bashkia nuk eshte institucion per te ushqyer pretendime pa kriter te askujt banor aq me pak atyre qe jua kemi bere hyzmetin pertej cdo limiti.
-Vendimi per te dale prej palestres se shkolles eshte i pakthyeshem dhe ne perputhje te plote me rregullat dhe aktet ligjore te nxjerra nga qeveria !”, shkruan Ndreu./abcnews
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...