Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka reaguar mbi Sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël që ka rënë në vendin tonë.
Ministria informon se rasti i parë është konfirmuar më 4 qershor në fshatin Domen në Shkodër, rasti i dytë një ditë më pas në fshatin Vrenjt në Dibër, rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val në Bulqizë dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë në Skrapar.
Ministria bën me dije më tej se 4 është numri total i vatrave të raportuara, ndërsa numri i të imtave të prekura janë 716, prej të cilave 25 krerë të ngordhur, 153 krerë të eliminuar, ndërsa krerët e tjerë në proces eliminimi.
“Konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi”, njofton Ministria.
Nisur nga situata shqetësuese dhe përhapja në disa vatra e sëmundjes, Ministria informon se prej 9 qershorit ka hyrë në fuqi urdhri “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së dhenve dhe dhive të gjalla në territorin e Republikës së Shqipërisë”, i cili i shtrin efektet në të gjithë territorin e vendit duke ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta.
“Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend”, thuhet më tej në njoftim.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nga ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri më sot 983 ferma të imtash, me një total 164.803 krerësh dhen dhe dhi në rang vendi.
“Qëllimi kryesor i grupeve të kontrollit në terren është monitorimi i fermave të vogla blegtorale, evidentimi i situatës epidemiologjike në terren dhe përcaktimi i fazës aktuale të sëmundjes, si bazë për ndërhyrje të mëtejshme, të orientuara dhe efektive.
Ditën e sotme dhe nesër, më datë 13.06.2025 po organizohet një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me pjesëmarrjen e dy ekspertëve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AKVMB-së, ISUV-it dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë. Po sot, këta përfaqësues do të kryejnë një vizitë në terren, në një nga vatrat ku është konfirmuar prania e sëmundjes. Në përfundim të vizitës, Misioni Teknik EUVET i Komisionit Evropian do të japë rekomandime në lidhje me menaxhimin e situatës dhe strategjitë e kontrollit të pranisë së sëmundjes së Murtajës së Ruminatëve të Vegjël (PPR)”, nënvizohet në njoftim.
/rtsh.al/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit