Google ADS

Mungon siguria në plazhe, Bashkia e Lezhës afat deri të mërkurën operatorëve

13:31 | 13 Korrik 2019
Arbresh.info

Edhe pse jemi në mes të sezonit turistik, në plazhet e Lezhës në Shqipëri ka ende subjekte që nuk po zbatojnë ligjin për ngritjen e kullave dhe vrojtuesit e licensuar.

Problematika e ngritur nga mediat në Shqipëri që në nisje të sezonit, u konfirmua nga drejtori i Policisë së Lezhës, i cili i kërkoi bashkisë të marrë masa. Njësia vendore nga ana e saj paralajmëron prishjen e kontratave me subjektet që nuk kanë marrë masa për sigurinë e pushuesve.

Siguria mbetet problematikë pa zgjidhje në plazhet e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi, ka paralajmeruar sanksione ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në kontratën që kanë lidhur me bashkinë.

Dy persona kanë humbur jetën në plazhet e Lezhës këtë sezon veror për arsye që lidhen edhe me mosrespektimin e ligjit për sigurinë e pushuesve.\oranews

Shpërndaje në rrjete sociale