Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Shkodër-Lezhë, me pasojë një të plagosur, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:40, në vendin e quajtur Melgushë, ku një motoçikletë është përplasur me një kamion që drejtohej nga shtetasi E.Z..
Si pasojë e përplasjes është plagosur 60-vjeçari Z.P. që drejtonte motoçikletën, teksa tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje shkuan policia dhe grupi hetimor për të mësuar detajet e plota të aksidentit./tch
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë