Ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në zonat malore në lindje të territorit pas orëve të mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshje të dobëta dhe lokale shiu priten në zonat lindore dhe përgjatë vijës bregdetare. Në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët, kryesisht në formën e flokëve të borës. Parashikohet gjithashtu prezencë e ngricave në akset rrugore, veçanërisht në zonat malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj do të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë./rtsh.al/
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia je...
Ukraina mohon sulmin me dron në rezidencën e Putinit
“Nëse e duan Shqipërinë, pse nuk luajtën për ta” ̵...
Aksident i rëndë në Bresje, dyshohet për viktima
Trump: Faza e dytë e planit të paqes në Gaza duhet të nisë s...
Rusia thotë se Ukraina e ka shënjestruar rezidencën e Putini...