Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes.
Më pas reshjet do të mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zona veluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti do të jetë i valëzimit i forcës 1-2 ballë./rtsh
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...
AKB: Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i ...
Mediumi sllovak për tifozët e Kosovës: I kanë pushtuar të gj...
Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma p...
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...