Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi deri 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 12-18 m/s shoqëruar me valëzimin në detet të forcës 3-4 ballë. /atsh.al
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje