Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit të Shqipërisë do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.
Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.
Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë./abcnews.al
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën