Prej disa ditësh territori i Shqipërisë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme duke bërë që dhe ditën e diel gjatë paradites të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Mundësia për reshje në territor është zero.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...