Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se sot moti në Shqipëri do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Megjithatë, në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shi në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.
Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028