Sot në Shqipëri, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së shtunë duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin