Si për çudi, edhe noti në det ishte pjesë e kësaj vizite, pasi moti e favorizoi ndjeshëm diçka të tillë.
Temperaturat e pazakonta për stinën kanë rikthyer vizitorët drejt bregdetit të Shëngjinit. Të gjithë kanë udhëtuar enkas për të shijuar një fundjavë në këtë zonë bregdetare.
Si për çudi, edhe noti në det ishte pjesë e kësaj vizite, pasi moti e favorizoi ndjeshëm diçka të tillë.
Një xhiro përgjatë bregdetit, peshkim, marrja e rrezeve, apo edhe mundësia që të jepet në ketë periudhë për t’u larë në det janë shfrytëzuar maksimalisht nga vizitorët e kësaj fundjavë në Shëngjin.
Frekuentimi i bregdetit të Shëngjinit nisi të premten pasi pati rritje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa fundjava në Shëngjin ishte një zgjedhje e mirë për ata që guxuan të udhëtojnë drejt kësaj zone bregdetare.
Kjo mundësi ka nisur të shfrytëzohet edhe nga bizneset që kanë operuar gjatë kësaj periudhe për shkak të lëvizjeve të shumta të vizitorëve.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK