Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonën e Lezhës.
Mbi 20 fshatra të Lezhës janë për momentin pa energji elektrike!
Prej 24 orësh, nuk kanë energji elektrike njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh, ndërsa së fundmi raportohet për rikthimin e energjisë.
Prej disa ditësh ka patur defekte të vazhdueshme në rrjetin elektrik, ndersa grupet e punës të njësisë së OSHEE janë vënë në gadishmëri përgjatë 24 orëve për konstatunin dhe riparimin e defekteve.
Drejtori i rajonal i OSHEE, Armand Zhuka shprehet se, aktualisht furnizohen me energji elektrike të gjitha zonat, ndërsa garanton se angazhimi do të jete maksimal që pavarësisht kushteve atmosferike energjia elektrike të mos mungojë./oranews
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...