Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, ku ka sipërfaqe toke nën ujë.
Në qarkun e Shkodrës janë një mijë hektarë tokë e përmbytur për shkak të daljes së lumit Buna nga shtrati. Prurjet e shumta të lumit Buna kanë që ajo të dalë në Muriçan dhe Oblik. Ndërsa fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative Dajç janë pa energji elektrike. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me automjete të larta për shkak të prezecës së madhe të ujit.
Në Lezhë reshjet kanë shkaktuar problematika me kanalizimet ku uji ka përmbytur disa lagje dhe oborrin e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” duke ndërprerë mësimin.
Për shkak të detit të trazuar Porti i Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Edhe Porti i Durrësit ka shtyrë lundrimin e trageteve drejt Barit, ndërsa vijon të mbetet i ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave.
Në Vlorë lundrimi i trageteve vijon të kryhet, por është I ndaluar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Moti I keq ka lënë pa energji elektrike zonat e Pus-Mezinit, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar, ku po punohet për rikthimin e energjisë./rtsh.al/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...