Fillimi i javës pritet sërish me përkeqësim të motit, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në det të hapur.
Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme Detare, me seli në Durrës, informon lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në porte dhe hapësirën detare, për kujdes të shtuar.
“Ditën e hënë, më 11 shkurt, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 60 km/h, nga drejtimi Jug-Jugperëndim, ndërsa forca e detit do të arrijë 7 shkalla Boufort në det të hapur”, thuhet në njoftim.
Autoriteti detar kërkon që të gjithë subjektet, që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë./tch
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...