Moti në Shqipëri ditën e sotme parashikohet i kthjellët. Në mesditë e pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu të karakterit lokal në mesditë e pasdite në intervale të shkurtra kohore, të cilat do të jenë me intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15 m/s, përcjell ATSH.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 21 deri më 23 gradë celsius.
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...