Kreu i akuzës, Adriatik Llalla, sonte, në emisionin Opinion, ka bërë publike arsyen e mosarrestimit të të ashtuquajturit “Escobari i Ballakanit”, Klement Balilaj.
Kryeprokurori tha se Balilaj duhej të arrestohej nga Policia e Shtetit, edhe pse kjo e fundit, ka deklaruar se nuk ka marrë autorizim nga Prokuroria, pasi nuk mbante një fakt konkret për arrestimin e tij.
Fevziu: Pse nuk u arrestua Klement Balili?
Llalla: Duhet ta arrestonte Prokurori?
Feviu: Kush duhet ta arrestonte?
Llalla: Ata që e kanë për detyrë.
Fevziu: Policia e Shtetit?
Llalla: Normalisht!
Fevziu: Policia e Shtetit thotë se nuk ka marrë autorizim nga Prokuroria…
Llalla: Në momentin që dikush shpallet në kërkim ndërkombëtar, qoftë në vend apo jashtë, ndërhynë institucione të tilla ligjzbatuese për të ekzekutuar këtë urdhër-arresti. Detyra e Prokurorisë është se pas ekzekutimit të këtij urdhër-arresti, të kryejë veprime të mëtejshme procedurale. Nëse policia do të kishte mundësi për ta arrestuar, aktet do të silleshin në Prokurori.
Fevziu: A kishte të dhëna që Klement Balilaj ishte përfshirë në aktivitet kriminal?
Llalla: Të dhënat e para kanë ardhur në momentin kur ne jemi vënë në dijeni nga Policia e Shtetit që kur person…të ardhura nga Policia e Shtetit.
Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendim...
VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas z...
Duka komenton raportin me Tifozat Kuq e Zi: I kemi prishur p...
Rama: Vlonjatëve të mi u kërkoj ndjesë, pajisjet që duhen po...
Numërimi vazhdon: Arian Tahiri i dyti deri tash me më së shu...
Përditësohen rezultatet në KQZ, këta janë TOP 10 më të votua...